Grupi Parlamentar i PD mblidhet për të dytën herë brenda ditës

schedule10:51 - 31 Mars, 2022

schedule 10:51 - 31 Mars, 2022

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish sot, për të dytën herë brenda ditës. ABC mëson se mbledhja do të mbahet pas përfundimit të seancës plenare.

Kujtojmë se mbledhja e parë pak para nisjes së seancës plenare zgjati vetëm disa minuta, ndërsa u shoqërua me debate mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se pas vendimit të gjykatës ajo që po ndodh në selinë blu është “atmosferë pushtimi”. Alibaej u shpreh se duhen dhënë sinjale bashkimi, por ato nuk mund të jepen duke ardhur, sipas tij, në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit siç bëri Berisha. Alibeaj tha se Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!