“Grupi ‘lemeria’ i Berishës e solli Belerin deri këtu”, revoltohet analisti në “360 Gradë

schedule22:39 - 10 Qershor, 2024

schedule 22:39 - 10 Qershor, 2024

Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian.

Lidhur me këtë vendim, analisti Ilir Demaliaj është revoltuar dhe ka thënë se grupi ‘lemeria’ i Sali Berishës e solli deri këtu Belerin.

Në një lidhje me Skype për “360 Gradë”, ai theksuar nëse njerëz si Beleri kanë ngelur për të drejtuar shtetin, atëherë më mirë të marrë fund.

“Mua nuk më intereson se çfarë ndodhi me Bejlerin. Po problemi është që do gjejmë shkakun se kush e solli Belerin deri këtu. Pse u propozua Beleri? Grupi lemeria, si e quajnë grupin e Berishës? Grupi Rithemelimi. E sollën këta, kur Berisha kishte qene president dhe qante në zyrë pse kishte bërë aktin terror Beleri dhe po e lëmë fajsinë apo pafajsinë e tij, ku vetëm me indicie për terror që mua janë të kryera.

 Edhe kjo e fundit që u vu gjithë Greqia në dispozicion të një njeriu, në qoftë se kanë ngelur për drejtuar shtetin njerëz si Beleri, ky shtet u shoft me far e me fis. Këto sot në vend që të heshtin, kanë ardhur në orgazëm që u zgjodh Beleri”, u shpreh Demaliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!