Grupi i shantazhit “porno”/ Arrestohen në Kosovë 7 persona, publikonin foto e video intime

schedule17:35 - 30 Maj, 2024

schedule 17:35 - 30 Maj, 2024

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar shtatë persona, qe dyshohet se janë administratorët e grupi famëkeq ne Telegram “Albkings” ku publikoheshin foto dhe video intime të qindra vajzave nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas Prokurorisë së Prishtinës, 7 personat e arrestuar dyshohen  për veprën penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve.
Prokuroria e Prishtinës thekson se hetimet po vijojnë dhe pritet që të ketë edhe arrestime të tjera pasi ka dyshime se në këtë rrjet janë të përfshirë persona te tjerë.
Hetimet për këtë grup denigrues, që tashme është mbyllur nga ekspertet kibernetike, kanë nisur që në fillim të këtij viti, pas denoncimeve të shumta të mbërritura në policinë e Kosovës dhe atë shqiptare.

Më herët në pranga kanë rënë menaxheri kryesor I këtij grupi, si dhe 2 administratorë të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!