Grupi i PS pro shkarkimit të kreut të KQZ Klement Zguri

schedule18:47 - 13 Nëntor, 2017

schedule 18:47 - 13 Nëntor, 2017

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi pro shkarkimit të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ndonëse për herë të parë, përveç akuzës për shkelje të ligjit, socialistët i rikujtuan se është produkt i një marrëveshje politike efektet e së cilës kanë përfunduar. Ndërkohë Kryeministri Rama, paralajmëroi gjithashtu shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Para deputetëve të PS, Taulant Balla shpjegoi edhe njëherë shkeljen që sipas tij kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i ka bërë ligjit për dekriminalizimin, duke mos njoftuar Komisionin në mbledhje të hapur mbi informacionin e sjellë nga Prokuroria mbi kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Por para se të kërkonte mbështetjen e grupit parlamentar për shkarkimin e Zgurit, i rikujtoi atij për herë të parë se është produkt i një marrëveshjeje politike që nuk ekziston më.

Edi Rama, pasi dha mbështetjen e tij për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, ku PS ka humbur shumicën, paralajmëroi gjithashtu shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, që sipas Prokurorisë rezulton i dënuar në Itali për vjedhje.
Më pas pas, Rama u fokusua te buxheti 2018, që pritet të diskutohet në parim këtë enjte në seancë plenare.
Ndërsa përsa i përket taksave, duket se ka ende një shpresë që pensionistët dhe familjet në nevojë kur vjen fjala te banesa.
Gjatë fjalës së tij para grupit, Kryeministri falënderoi ministrin e Jashtëm për bisedimet me homologun grek në Kretë, rast me të cilin theksoi se Tirana kërkon të zgjidhë të gjitha çështjet me Athinën dhe të ketë një traktat të partneritetit strategjik me Greqinë./abcnews.al

 

https://youtu.be/_AdEMD3Af70

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!