Grupi i parë i ushtarëve ukrainas ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për stërvitje, sipas sekretarit të mbrojtjes, Ben Ëallace.
Trajnimi është pjesë e një programi inovativ që synon të trajnojë deri në 10,000 rekrutë të rinj ukrainas së bashku me një paketë ndihme ushtarake prej 2.3 miliardë paund.
“Grupi i parë i ushtarëve ukrainas ka mbërritur së fundmi në Britaninë e Madhe. Trajnimi do të zhvillohet në zonat e trajnimit ushtarak në rajonet verilindore, jugperëndimore dhe juglindore. Trajnimi do të kryhet nga elementë të Brigadës së Asistencës së 11-të të Forcave të Sigurisë.
Këta ushtarë ukrainas do të ndërmarrin kurse të bazuara në trajnimin bazë të ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo përfshin trajnimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës, mjetet në terren, taktikat e patrullimit dhe trajnimin mbi Ligjin e Konflikteve të Armatosura. Çdo kurs do të zgjasë disa javë”, tha ministria britanike e mbrojtjes. /abcnews.al