Grupi i lidhur me Al Kaedën kryen vrasje masive për arsye etnike në Mali

schedule15:33 - 8 Maj, 2024

schedule 15:33 - 8 Maj, 2024

Një grup ekstremist i lidhur me Al Kaedën kreu vrasje masive në dy fshatra në Malin qendror në janar, sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW) të publikuar këtë të mërkurë.

Grupi JNIM vrau 32 njerëz, duke përfshirë tre fëmijë, gjatë një sulmi të 27 janarit në fshatrat Ogota dhe Ouembe. Në atë kohë u dogjën 350 shtëpi, thuhet në raportin e bazuar në dëshmitë e fshatarëve të cilët thanë se vrasjet janë për arsye etnike.

Raporti dokumentoi gjithashtu rastin e 6 janarit kur një grup i armatosur vrau 13 persona dhe rrëmbeu 24 civilë në fshatra të tjerë në Mali.

“Grupet e armatosura islamike po sulmojnë brutalisht civilët pa frikë nga ndjekja penale,” tha Ilaria Allegrozi e HRW, duke vënë në dukje se u takon autoriteteve të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar dhunën dhe vrasjet hakmarrëse të civilëve.

Mali, së bashku me fqinjët Burkina Faso dhe Niger, po luftojnë një kryengritje nga grupe të armatosura, duke përfshirë disa aleatë të Al Kaedës dhe Shtetit Islamik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!