“Grupi i Berishës, dhunë për destabilizim”/ Freedom House: Sulmon SPAK për të frikësuar prokurorët

schedule11:02 - 11 Prill, 2024

schedule 11:02 - 11 Prill, 2024

Një shuplakë të fortë i ka dhënë “Freedom House” PD-së së Grupit të Rithemelimit për qëndrimet që kanë mbajtur në raport me SPAK-n, pasi Sali Berisha u vendos nën akuzë, në tetor të vitit të shkuar.

“Që nga tetori, fraksioni i Partisë Demokratike të Berishës është shndërruar në një grup të dhunshëm që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë lajmin e arrestimit të tij të mirëpritur për shumëkënd”.

Gjuha e ashpër e vetë Berishës dhe e të tijve në drejtim të SPAK, duke e quajtur shpesh dhe si një organizatë kriminale, nga Freedom House, në raportin e saj vjetor, cilësohet një fushatë me qëllim fiksimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që kanë në dorë hetimin e zyrtarëve të lartë.

“Që kur Berisha u akuzua, mbështetësit e tij dhe fraksioni i Partisë Demokratike që ai drejton kanë nisur një fushatë të gjithanshme frikësimi dhe dezinformimi kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK”.

Në tetor, SPAK, shkruan organizata Freddom House, e akuzoi Berishën, ish-president dhe kryeministër dhe e vendosi në arrest shtëpie më 30 dhjetor, për akuzat për korrupsion që kishin çuar gjithashtu në sanksionimin e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar në 2021.

Referuar edhe rastit Berisha, organizata e ShBA-së që verifikon në mënyrë vjetore zbaitmin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e vlerëson me notë të lartë Strukturën e Posacme anti-korrupsion.

“SPAK përmirësoi në mënyrë të qëndrueshme historikun e tij të hetimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ngritjen e akuzave kundër një numri politikanësh kyç në Shqipëri në vitin 2023, duke e bërë atë një nga institucionet e pakta gjyqësore dhe prokuroriale funksionale në vend”.

Vlerësim të lartë sipas Freedom House është shënuar nga SPAK dhe në drejtim të grupeve të krimit të organizuar.

“SPAK, në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese, mundi të rrëzonte një rrjet të fuqishëm të krimit të organizuar që vepronte në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit në korrik 2023, duke arrestuar punonjës policie, prokurorë dhe biznesmenë për përfshirje në grupin kriminal”.

Pasojat nuk janë të lehta për hetuesit, sic thuhet në raportin e organizatës.

“Një rrjet i ngjashëm i fuqishëm i krimit të organizuar që vepronte në qytetet e Elbasanit dhe Lushnjës, i cili dyshohet se kishte mbretërim të lirë për shkak të lidhjeve të ngushta me forcat e rendit dhe gjyqësorin, u rrëzua nga SPAK në shtator 2023. Prokurorët e SPAK-ut janë kërcënuar me jetë që nga goditja e këtyre rrjeteve të krimit të organizuar dhe vëzhguesit vendas kanë kërkuar rritjen e sigurisë për magjistratët e SPAK-ut”.

Rapori i Freedom House i ka dhyënënvlerësimin e laertë SPAK, duke përmendur dhe nisjen e heitmeve dhe arresitmin e politikanëve të tjerë të lartë, ministra, deputetë e ish-zëvendës-kryeministrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!