Grupi i Bardhit, parti të re? Gjekmarkaj: Nëse s’arrihet bashkimi i PD, grupi ka të drejtë të mendoje ekzistencën politike të pavarur

schedule21:03 - 30 Janar, 2024

schedule 21:03 - 30 Janar, 2024

Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se po bashkëpunojnë për bashkimin e Partisë Demokratike. Ai shtoi se është kundër çdo tentative që synon përçarjen e partisë. Megjithatë ai thekson se në rast se do të ndodhë që nuk do të arrihet të gjendet gjuha e përbashkët atëherë grupit i lind e drejtë të mendojë ekzistencën e vet politike të pavarur.

“Ky grup po bën gjithçka që PD të bashkohet dhe i fton të gjithë që të bashkohen rreth idesë që PD duhet të funksionojë si një e vetme. Është në proces bisedimesh me grupin e Rithemelimit dhe shpresojmë t’ja dalim. Unë mendoj që duhet të jetë një bashkim mbi parime. Pra nëse ndodh duhet të ruajë vijat e kuqe të veta, të bashkohet kundër qeverisë. Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme dhe duket sikur e fajin grupi i mesit. Duket sikur opozita po e keqqeveris këtë vend, ne kemi një përgjegjësi, por nuk kemi përgjegjësinë e qeverisë.

Ne duhet t’u dalim për zot përgjegjësive tona. Ka mjaft elementë që nuk kanë ngarkesa nga e kaluara, s’mund t’i akuzosh për asgjë dhe duan të kontribuojnë për një parti të madhe dhe të drejtë, por nëse nuk gjendet modusi për të respektuar diferencat, këto nuanca të ndryshme, atëherë këtij grupi i lind e drejtë të mendoje ekzistencën e vet politike të pavarur. Uroj shumë të mos ndodhë dhe të gjendet konsensus që PD të bashkohet. Por nëse për një arsye meskine kjo nuk realizohet është e drejtë e këtyre njerëzve të mbeten në politikë të jenë përfaqësues dhe të përfaqësohen pa hyrë në konflikt. Këtë ide ndoshta unë e kam artikuluar më shumë, por edhe kolegë të tjerë e diskutojnë. Nuk përdor termin parti sepse nuk dua të kushtëzoj negociatat dhe as të bëj presion”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!