“Grupi është gati”, FSHF i kthen përgjigje ministres së Shëndetësisë

schedule19:45 - 7 Maj, 2020

schedule 19:45 - 7 Maj, 2020

Sot, Ministria e Shëndetësisë, me anë të një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së Ilir Shulku, rindezi shpresat për një rifillim të futbollit në Shqipëri, duke ftuar pjesëtarë të Federatës që të shqyrtojnë dhe të analizojnë protokollin higjieno-sanitar.

E menjëhershme përgjigjja e FSHF-së, që njofton Ministrinë e Shëndetësisë se Grupi i Punës, është gati. ABC Neës ka arritur të mësojë dhe dy mjekë që do të jenë pjesë e Grupit të Punës nga FSHF. Doktori i ekipit kombëtar, Gianluca Stesina dhe Mel Ostreni janë pjesë e grupit të punës, si dhe një mjeke femër, Arjana Sina.

Ky Grup Pune do të jetë nën koordinimin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku. FSHF i ka bërë thirrje gjithashtu se po pret ditën e takimit të përbashkët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!