Grupi “Coldplay” pritet të kalojë rekordin e Taylor Swift në numrin e koncerteve

schedule12:15 - 27 Shtator, 2024

schedule 12:15 - 27 Shtator, 2024

Grupi i njohur britanik Coldplay do të mbajë dhjetë koncerte në stadiumin Wembley të Londrës, duke kaluar rekordin e këngëtares Taylor Swift dhe Take That.

Grupi fillimisht njoftoi një seri prej gjashtë koncertesh të planifikuara për verën e ardhshme, por për shkak të “interesit fenomenal” të fansave gjatë parashitjes së biletave, të enjten shtuan edhe katër shfaqje të tjera, raporton BBC.

Shitjet e rregullta të biletave fillojnë të shtunën dhe kanë një çmim prej 20 £ plus shtesë.

Datat e turneut të vitit 2025 janë shpallur me rastin e publikimit të albumit të dhjetë të grupit të quajtur “Moon Music”, i cili duhet të dalë më 4 tetor.

Përveç Wembley, Coldplay do të luajë edhe në Halls Craven Park për dy netë.

Këto 12 koncerte në Angli do të jenë gjithashtu shfaqjet e vetme të grupit në Evropë gjatë turneut të vitit 2025./abcnews.al