GRUPI B | Pogradeci merr kreun, Apolonia e Besa bëjnë “tris”

schedule15:06 - 23 Nëntor, 2019

schedule 15:06 - 23 Nëntor, 2019

Pogradeci ka marrë vendin e parë në grupin B, pasi ia doli sot të triumfonte në transfertë me ekipin e Turbinës. Liqenorët morën fitoren e pestë radhazi dhe vendimtar në Cërrik ishte veterani Jahaj, i cili nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk gaboi.

Sigurisht pogradecarët shfrytëzuan humbjen që Lushnja pësoi në Fushë-Krujë me Ilirinë. Alushi në fundin e pjesës së parë shënoi në portën e tij, kurse më pas ishte Haxhiu që realizoi golin e dytë dhe vendasit morën tre pikë shumë të vlefshme për objektivin sezonal.

Fitore edhe për Apoloninë, që tashmë ka vetëm një pikë më pak se Lushnja. Fierakët kaluan me sukses Orikun, madje duke u shënuar tre gola. Mihana, Omeri dhe Mehmeti ishin ata që ndëshkuan vlonjatët. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Besa.

Kavajasit likuiduan Devollin, që kishte emëruar Fetollarin si trajner. Cara dhe më pas Onuh me dy golat e tij bënë që skuadra nga Bilishti të dilte nga fusha me kokën poshtë. I vetmi takim që u mbyll në barazim ishte ai mes Shënkollit dhe Elbasanit, që përfundoi 1-1.

KATEGORIA E PARË – JAVA 9
E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:00

GRUPI B
Turbina-Pogradeci 0-1
Shënues: Jahaj 79′ (pen.)
Iliria-Lushnja 2-0
Shënues:
Alushi 43′ (aut.), Haxhiu 56′
Shënkolli-Elbasani 1-1
Shënues:
Gruda 31′ / Balla 70′
Apolonia-Oriku 3-0
Shënues:
Mihana 41′, Omeri 54′, Mehmeti 70′
Besa-Devolli 3-0
Shënues:
Cara 29′, Onuh 48′, 61′

/abcnews.al

Renditja e grupit B nk Kategorinë e Parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!