Grupi B/ Pogradeci i e Apolonia ndjekin Lushnjën, feston më në fund Elbasani

schedule14:56 - 9 Nëntor, 2019

schedule 14:56 - 9 Nëntor, 2019

Lushnja ka bërë autokritikë pas humbjes në shtëpi me Pogradecin. Verdhejeshilët nxorën duarbosh nga “Roza Haxhiu” Turbinën. Dy gola të shpejtë të Gjylës dhe Cankës e çuan ekipin kryesues të qetë në dhomat e zhveshjes. Roshi për Turbinën ngushtoi shifrat, por Sulkja i shoi shpresat e cërrikasve për të marrë pikë në këtë ndeshje.

Pogradeci vijon ecurinë pozitive, teksa këtë herë ka mposhtur me rezultatin 3-1 Besën. Topllari,. Alillari dhe Shyti kanë bërë që verdhezinjtë të kapitullojnë për 46 minuta. Cara shënoi një gol sa për statistika për ekipin kavajas.

Apolonia është ngjitur në vendin e tretë, pasi fitoi në transfertën e vështirë me Devollin. Hysenshahaj kaloi shumë shpejt në epërsi fierakët, ndërkohë që në fund ishte Andoni që dyfishoi. Devolli u hodh në sulm në pjesën e dytë, por shënoi vetëm një herë me brazilianin Da Motta.

Elbasani ka marrë fitoren e parë sot, madje me përmbysje kundër Ilirisë. Haxhiu shënoi për fushë-krujasit shumë shpejt, por  Dushaj baraspeshoi shifrat. Hyshmeri me penallti realizoi golin e epërsisë dhe Nuri më pas vulosi shifrat në 3-1.

E vetmja ndeshje që përfundoi në barazim ishte Oriku-Shënkolli. Vlonjatët shënuan të parë me të zakonshmin Arbër Dhrami, por e pësuan në shtesë, kur ekipi lehjan realizoi me Kuye dhe mori një pikë të vlefshme.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8

Grupi B
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00

Devolli-Apolonia 1-2
Shënues:
Da Mota 66′ / Hysenshahaj 3′, Andoni 44′
Oriku-Shënkolli 1-1
Shënues: Dhrami 71′ / Kuye 92′
Elbasani-Iliria 3-1
Shënues:
Dushaj 21′, Hyshmeri 66′ (pen.) , Nuri 71’/ Haxhiu 8′
Lushnja-Turbina 3-1
Shënues:
Gjyla 9′, Canka 28′, Sulkja 76′ / Roshi 63′
Pogradeci-Besa 3-1
Shënues
: Topllari 16′, Alillari 44′, Shyti 46′ / Cara 61′

/abcnews.al

Renditja e grupit B në Kategorinë e Parë