Lushnja ka bërë detyrën, duke mundur Elbasanin në tranfertë me rezultatin 0-2. Verdhejeshilët e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke shënuar me Gjylën që në minutën e tretë. Në të dytën ishte i zakonshmi Canka që realizoi sërish dhe Lushnja fitoi e shkoi në kuotën e 15 pikëve.
Tanimë ata kanë pesë pikë më shumë se rivalët, që deri në vendin e pestë kanë nga 10 pikë. Oriku është rikthyer fitorja, pasi ka thyer Turbinën me shifrat 2-0. Capoj dhe Dhrami realizuan golat e këtij triumfi.
Devolli është surprizuar në shtëpi nga Iliria. Selmani dhe Gjini kaluan dy herë në avantazh fushë-krujasit, ndërkohë që Da Motta dhe Pere barazuan. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Sala realizoi në shtesë golin e fitores, me autor Haxhiun.
Surpriza më e madhe ishte Shënkolli, që mori fitoren e parë në kampionat dhe e bëri ndaj një ekipi me tradita si Besa. Lezhjanët shënuan tre herë në fraksionin e parë të ndeshjes. Gruda, dy herë, dhe Danaj realizuan në portën e kavajasve, që reaguan shumë vonë. Coincencao dhe Çelhaka shënuan dy gola sa për statistika.
KATEGORIA E PARË – JAVA 6
GRUPI B
E shtunë, më 26 tetor, ora 14:00
Devolli-Iliria 2-3
Shënues: Da Motta 45+1′, Pere 70′ / Selmani 8′, Gjini 50′, Haxhiu 95′
Oriku-Turbina 2-0
Shënues: Capoj 45′, Dhrami 49′
Elbasani-Lushnja 0-2
Shënues: Gjyla 3′, Canka 54′
Besa-Shënkolli 2-3
Shënues: Coincecao 86′, Çelhaka 87′ (pen.) / Gruda 12′, 45′ Danaj 18′
*Pogradeci-Apolonia 2-1
*Pogradeci-Apolonia ka nisur prej orës 13:00
/abcnews.al