Grupi A/ Një brazilian ndal Korabin, Besëlidhja e kërcënon

schedule14:59 - 9 Nëntor, 2019

schedule 14:59 - 9 Nëntor, 2019

Korabi bie në Rrogozhinë. Artan Bano korri fitoren e parë në stolin e Egnatias, që triumfoi kundër ekipit kryesues falë golit të Da Costa në minutën e tretë. Vendasit menaxhuan avantazhin e shpejtë, ndërsa ekipi dibran nuk ia doli të evitonte disfatën. Kjo fitore e ngjit Egnatian në vend të pestë me 11 pikë, katër më pak se Korabi i vendit të parë.

Besëlidhja nuk hasi probleme në shtëpi. Ekipi lezhjan mposhti 4-0 Dinamon dhe ndan vendin e dytë me Kastriotin (luan nesër kundër Erzenit) me nga 15 pikë. Sheta dhe Dordevic i dhuruan avantazhin e dyfishtë vendasve në pjesën e parë, teksa Koleci dhe Hepaj plotësuan “pokerin” në minutat e fundit të ndeshjes.

Renditja E grupit A në Kategorinë e Parë

Dy sfidat e tjera u mbyllën pa fitues. Tërbuni nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Pukë kundër Shkumbinit, teksa goli i Tomës në minutën e fundit evitoi humbjen e Veleçikut përballë Burrelit, që kishte zhbllokuar ndeshjen me anë të Becit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8

Grupi A
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00

Besëlidhja-Dinamo 4-0
Shënues:
Sheta 22′, Dordevic 41′, Koleci 90′, Hepaj 90+3′
Veleçiku-Burreli 1-1
Shënues:
Toma 90′ / Beci 73′
Tërbuni-Shkumbini 1-1
Shënues:
Metani 76′ / Eyoh 69′ (pen.)
Egnatia-Korabi 1-0
Shënues:
Da Costa 3′

E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
Kastrioti-Erzeni

/abcnews.al