Korabi shkëputet i vetëm në krye në grupin A, pasi ka mundur Erzenin në Shijak me rezultatin 1-2. Dibranët shënuan të parët me sulmuesin Skuka, ndërkohë që vendasit luajtën për rreth një orë me një lojtar më pak, pasi Kacmoli u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi në fundin e pjesës së parë Erzeni realizoi me Ramillin dhe barazoi shifrat.
Korabi në të dytën reagoi dhe shumë shpejt e rikthyer avantazhin. Recci ndëshkoi portierin Vata për të dytën herë dhe dibranët deri në fund e ruajtën epërsinë dhe tashmë kanë shkuar në kuotën e 16 pikëve, duke pritur që Kastrioti të ndalet nesër nga Dinamo e vendit të fundit.
Sot ishte Besëlidhja që e pësoi, pasi u mund në transfertë nga Burreli. Matjanët shënuan dy herë në pjesën e dytë të takimit me sulmuesin Aldo Mitraj dhe iu gëzuan fitores së parë me Alert Alcanin në stol.
Velecciku është supriza e bukur, pasi mori fitoren e tretë radhazi. Skuadra nga Kopliku mundi Shkumbinin me rezultatin 1-2, edhe pse Mustafaj shënoi i pari për vendasit. Banushaj dhe Hoxhaj u kundërpërgjigjen dhe i dhanë fitoren ekipit të Besnik Dulit.
KATEGORIA E PARË – JAVA 7
E shtunë, më 2 nëntor, ora 14:00
Grupi A
Shkumbini-Veleçiku 1-2
Shënues: Mustafaj 16′ / Banushaj 60′, Hoxhaj 91′
Burreli-Besëlidhja 2-0
Shënues: Mitraj 55′, 76′
Erzeni-Korabi 1-2
Shënues: Ramilli 45′ / Skuka 36′, Reçi 53′
/abcnews.al