Kastrioti ka gëzuar dy herë. Krutanët mposhtën me rezultatin 3-0 Veleçikun, ndërkohë që ju gëzuan edhe barazimit pa gola të Besëlidhjes në Rrogozhinë kundër Egnatias. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu kryeson e qetë pas 12 javësh kampionat.
Në takimin e sotëm, kundër koplikasve, ishte qendërmbrojtësi Emiljano Çela që zhbllokoi ndeshjen, kurse më pas Ajazi dhe Daci i mbyllën llogaritë. Tre pikë të rëndësishme ka marrë Korabi sot, që iu fal golit të Xhebrahimit në sfidën me Tërbunin.
Erzeni ishte pushim sot, pasi shijakasit kishin në program ndeshjen me Shkumbinin e përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë Dinamo vijon të tregojë dobësi, pasi është mundur në shtëpi nga Burreli. Matjanët realizuan me anë të Mallunxës dhe morën pikët e plota. /abcnews.al