Interesante gara në grupin A të Kategorisë së Parë. Kur janë luajtur gjashtë ndeshjet e para, janë shkëputur katër ekipet që duket se do të luftojnë për dy vendet e para. Sikurse dihet, vetëm i pari ngjitet në Superiore, kurse vendi i dytë ka një shans të tentojë në “play-off”.
Korabi kryeson dhe të shtunën ekipi i drejtuar nga Dorian Bubeqi do të ketë një transfertë të vështirë, me Erzenin në “Tofik Jashari”. Skuadra shijakase normalisht do kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë dhe t’i parakalojë dibranët në renditje. Kjo është ndeshja më interesante e kësaj jave.
Besëlidhja e vendit të dytë luan në Burrel, ndaj matjanëve që kërkojnë të marrin sa më shumë pikë në shtëpi dhe të mos rrezikojnë rënien. Lezhjanët e Plorit nga ana tjetër kanë objektiva madhorë, ashtu sikurse Kastrioti që të dielën përballet me Dinamon e “1001 halleve” në transfertë.
Java e gjashtë rezervon edhe dy takime të tjera, teksa në Pukë Tërbuni do tentojë të mposhtë Egnatian, që tanimë drejtohet nga Artan Bano. Sfida tjetër është ajo mes Shkumbinit dhe Veleçikut, në Peqin. Koplikasit kanë fituar dy ndeshjet e fundit dhe do mundohen të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë.
Kategoria e Parë – Java 7 (GRUPI A)
E shtunë, më 2 nëntor 2019
Ora 14:00 | Tërbuni-Egnatia
Ora 14:00 | Shkumbini-Veleçiku
Ora 14:00 | Burreli-Besëlidhja
Ora 14:00 | Erzeni-Erzeni
E diel, më 3 nëntor 2019
Ora 13:00 | Dinamo-Kastrioti
/abcnews.al