Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini i ka cilësuar komentet e liderit turk, Erdogan për Hamasin si “të rënda dhe të neveritshme”.
Presidenti Erdogan tha më herët se grupi militant nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij, shkruan Sky News.
Salvini tha se ai do t’i sugjeronte ministrit të Jashtëm të Italisë që ambasadori turk në vend të thirrej zyrtarisht lidhur me këto komente./abcnews.al