Grumbullimet në qendrën e vaksinimit bë Prishtinë, reagon Ministria e Shëndetësisë

schedule10:25 - 14 Maj, 2021

schedule 10:25 - 14 Maj, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka reaguar për situatën në një qendër vaksinimi një Prishtinë, ku me qindra qytetarë qëndrojnë të grumbulluar. Ministtia tha se gjendja e shkaktuar para qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë ka ndodhur si pasojë e ardhjes së qytetarëve nga komunat e tjera.

“Grumbullimet e krijuara sot para sallës ‘1 Tetori’, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre”, thotë MSH.

Ministria ka lutur qytetarët e komunave të tjera që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen.

“Me që vaksinimi kundër COVID-19 është proces dinamik që do të vijojë deri në vaksinimin e të gjitha kategorive të parapara në Planin e vaksinimit, luten qytetarët që të përcjellin njoftimet e MSh-së dhe t’i shmangin grumbullimet para qendrave të vaksinimit përderisa mundësia e vaksinimit do të jetë e hapur çdo ditë në secilën komunë”, vijon MSH.

Në sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të rekomandimeve konform Planit Shtetëror të vaksinimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!