Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka marrë azilin politik në Hungari. Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila citon median hungareze pro qeveritare “Magjar Idok”.
Kjo e fundit, duke ruajtur anonimatin e burimeve të saj, shkruan se zyra hungareze për emigracionin dhe azilin vendosi, se në kërkesën për azil të Gruevskit, qëndrojnë kushtet ligjore për të garantuar një status të tillë. As zyra për emigracionin dhe as zëdhënësi i qeverisë hungareze nuk pranuan të komentojnë lajmin./abcnews.al