Gruevski ka kohë deri të hënën për t’u vetëdorëzuar

schedule12:11 - 10 Nëntor, 2018

schedule 12:11 - 10 Nëntor, 2018

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski nuk është paraqitur në burgun e Shutkës, ku do të vuajë dhe dënimin me burg pasi u shpall fajtor në çështjen “Titanik”. Autoritetet po kërkojnë në Shkup për t’i dorëzuar vendimin për nisjen e dënimit, por ish-kryeministri nuk gjendet. Gruevski ka kohë deri të hënën për tu vetë paraqitur në rast të kundërt do të arrestohet.

Nikolla Gruevski, ish kryeministri maqedonas, nuk është paraqitur në burgun e “Shutkës”, ku duhet të fillojë vuajtjen e dënimit me burg. Mbrëmjen e së premtes para burgut, ekipet e gazetarëve pothuajse nga të gjithë mediat kanë qenë në pritje të Gruevskit. Edhe pse nuk ka pasur njoftim zyrtar nëse i është dorëzuar vendimi, por jozyrtarisht, janë bërë tri përpjekje për t’i dërguar vendimin në shtëpinë e tij.

Gruevski pasi të marrë në dorëzim vendimin, duhet të paraqitet menjëherë në burg për vuajtjen e dënimit. Ai u shpall fajtor për korrupsion në çështjen “Titanik” për blerjen e një automjeti luksoz të tipit mercedes. Vendimi, Gruevskit, mund t’i dërgohet ditën e hënë, pasi ish-kryeministri duhet të paraqitet në Gjykatë për seancën e lëndës “Titanik”.

Nëse Gjykata vërteton se Gruevski po largohet dhe po shmang pranimin e vendimit, ish-kryeministri maqedonas do të arrestohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!