Gruevski, Hahn kërkon shpjegime nga Orban

schedule12:08 - 21 Nëntor, 2018

schedule 12:08 - 21 Nëntor, 2018

Kërkesa për azil e Nikola Gruevskit e pranuar nga Hungaria po shikohet si problem nga Bashkimi Evropian. Për këtë, eurokomisioneri Hahn ka kërkuar shpjegime nga kryeministri Orban.

Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, kërkon shpjegime nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban lidhur me çështjen “Gruevski”.

“Marr shkas nga raportimet rreth vendimit të Hungarisë për t’i dhënë azil politik Nikolla Gruevskit. Nëse konfirmohet, pres shpjegime nga Viktor Orban”, shkruan Hahan në rrjetin social Twitter.

Ndërsa më tëj ai shton: “Sundimi i ligjit mbetet një parim themelor për Shtetet Anëtare dhe për kandidatët për anëtarësim. Është vendimtare për kredibilitetin e Europës. Habimet që Hungaria mbështet anëtarësimin në BE të Maqedonisë, por nuk e konsideron vend të sigurt”.

Ndërkohë, Nikola Gruevski, u largua nga Maqedonia pas vendimit të gjykatës që e dënoi me dy vjet burg lidhur me akuzat për korrupsion. Autoritetet e Maqedonisë kanë lëshuar fletë-arrest për ish kryeministrin, ndërsa ai ka kërkuar azil politik në Hungari. Maqedonia është bërë kandidat për tu integruar në Bashkimin Evropian më 2005, por ende nuk ka filluar bisedimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!