Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO-DPMNE: Përgjegjës për humbjen

schedule11:33 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 11:33 - 11 Dhjetor, 2017

Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi I partisë VMRO – DPMNE. Sipas burimeve brenda partisë të cituara nga mediat maqedonase, Gruevski e konsideroi dorëheqjen si një akt moral pas humbjes në zgjedhjet e fundit. Ai i bëri apel anëtarëve të partisë që të marrin seriozisht analizën e kësaj humbjeje në mënyrë që të korrigjohen sa më parë të metat dhe të zgjidhet një kryetar i cili do te kthejë VMRO-DPMNE në pushtet./abcnews.al