Gruevski: Deputetët të lirohen menjëherë

schedule15:43 - 28 Nëntor, 2017

schedule 15:43 - 28 Nëntor, 2017

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski aktualisht lider i VMRO-DPMNE-së, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe të funksionarëve të lartë të partisë së tij. Në një deklaratë për mediat ai akuzoi qeverinë aktuale se po lë të lirë kriminelët e vërtetë dhe po arreston ata qe kundërshtojnë platformën e Tiranës. Gruevski kërkoi ndërprerjen e procesit gjyqësor ndaj tyre duke shtuar se do t’i bashkohej protestave kundër arrestimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!