Grubi në “listën e zezë” të SHBA, Ahmeti: S’i kontestojmë vendimet e DASH

schedule12:02 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 12:02 - 11 Dhjetor, 2024

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pasi Artan Grubi, zyrtar i lartë i kësaj partie është futur në listën e zezë të SHBA-së.

Në reagimin e tij Ahmeti ka thënë se ‘‘Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm’’, duke shtuar se beson se ‘‘do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë’’.

Ai po ashtu ka thënë se ai dhe partia që ai drejton nuk i konteston vendimet e DASH-it.

‘Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, Grubi sigurisht që do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë. Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit. Grubi e ka të drejtën e animimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti.