Gruaja u nxorr pajetë nga deti: I afërmi tregon si e mësoi ngjarjen, familjarët shpërthejnë në lot

schedule12:10 - 5 Gusht, 2020

schedule 12:10 - 5 Gusht, 2020

Një i afërm i familjes që u trondit nga stuhia mëngjesin e sotëm ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e rëndë, ku u shpëtuan babë e bir dhe një person me të cilin kishin dalë të mbidhnin rrjetat e peshkimit, humbi jetën një grua.

Ai thotë se ata punonin familjarisht në peshkim, ndërsa kishin ardhur në Himarë pas nisjes së sezonit.

“Më njoftoi nipçja në Himarë se çfarë ka ndodhur. Kam kunatin, dy fëmijët dhe të shoqen. Dy familjarët janë në gjendje më të mirë dhe janë në spitalin e Himarës. Djali është më rëndë.

Të shoqen nuk e kanë gjetur ende. Punonin familjarisht në peshkim. Kishin dalë për të mbledhur rrjetat. Janë vlonjatë, kishin nja dy tre muaj  që kishin ardhur për sezonin në Himarë”, shprehet ai.

Ndërkohë të afërm të tjerë të familjes kanë shpërthyer në lot./abcnews.al