E zhdukur prej 23 ditësh, 37-vjeçarja gjendet e vdekur në Shkodër, policia: Trupi pjesërisht i dekompozuar

schedule18:37 - 31 Maj, 2022

schedule 18:37 - 31 Maj, 2022

Leze Qosaj, 37-vjeç u gjet pa shenja jete pasditen e sotme në një kanal në afërsi të Bypassit të Shkodrës. Sipas policisë, ajo ishte larguar nga shtëpia 23 ditë më parë, në datën 8 maj, ndërsa motra kishte bërë kallëzim për zhdukjen më 18 maj.

Trupi është gjetur rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër

37-vjeçarja kishte lindur në Tropojë dhe banonte në Dobraç, Shkodër në banesën e motrës së saj.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lexo edhe: Gjendet e vdekur një vajzë në Shkodër, ka shenja dhune në trup dhe në kokë

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!