Një grua nga Uellsi theu Rekordin Botëror Guinness për koleksionin e saj prej 5284 relikeve të Harry Potter. Tracy Nicole Lewis tha se koleksioni i saj përfshin libra të botimit special, lodra, zinxhirë çelësash, ilustrime dhe më shumë.
Ajo filloi të blinte artikuj të Harry Potter në vitin 2002, menjëherë pas lindjes së djalit të saj, dhe që atëherë nuk u ndal kurrë. Tracey e ruan koleksionin e saj gjigant në shtëpinë e saj, të ndarë në tre dhoma të veçanta.
Rekordin e mëparshëm e mbante Victoria McLain, gjithashtu nga Uellsi, e cila ka një koleksion prej 3686 artikujsh. Harry Potter mban sërë rekordesh mbresëlënëse, përveçse është një nga serialet më të rëndësishme letrare dhe kinematografike të shekullit.
/abcnews.al