Policia e Londrës është në kërkim të një gruaje që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një burrë në metro. Incidenti ndodhi në stacionin e metrosë Euston në Londër rreth orës 21:00 të premten e 14 prillit, sipas mediave britanike.
Gruaja, e cila shoqërohej nga një shoqe tentoi të kapte me duar një burrë i cili u largua. Më pas gruaja e tij e ka sulmuar seksualisht. Policia Britanike e Transportit ka publikuar imazhet e një gruaje me të cilën duan të flasin për sulmin seksual.
“Ne do të donim të flisnim me të në lidhje me një sulm seksual në stacionin e metrosë Euston të premten, më 14 prill.
Rreth orës 21:00, një burrë po ecte në shkallët lëvizëse kur një grua u përpoq t’i kapte nga krahu.
Kur ai e tërhoqi dorën, ajo e sulmoi seksualisht. Gruaja, e cila po udhëtonte me një shoqe, hipi në një metro. Oficerët dëshirojnë të flasin me gruan në këto imazhe pasi besojnë se ajo ka informacione që mund të ndihmojnë hetimin”, tha policia në një deklaratë.
/abcnews.al