Gruaja sulmohet nga tre ujqër në një kopsht zoologjik në Francë

schedule10:01 - 24 Qershor, 2024

schedule 10:01 - 24 Qershor, 2024

Tre ujqër në një kopsht zoologjik jashtë Parisit kanë sulmuar një grua 37-vjeçare duke e lënë atë në rrezik për jetë, tha një burim i njohur me rastin dhe prokurorët vendas.

Bëhet e ditur se gruaja u sulmua në kopshtin zoologjik Thoiry, rreth 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit francez.

Maryvonne Caillibotte, kryeprokurorja në Versajë, njoftoi se jeta e gruas ishte në rrezik, shkruan the Guardian.

Gruaja besohet se ka dalë e vetme për të vrapuar pasi ka kaluar natën me familjen e saj në një shtëpizë në kopshtin zoologjik, të cilën ajo e reklamonte në faqen e saj në internet.

Shtëpizat në zonën e ujqërve premtojnë “heshtje, pushim dhe shkëputje”, sipas reklamave të kopshtit zoologjik.

Ato ofrojnë “një përvojë të veçantë, me ujqërit e Arktikut që do të mund t’i shihni nga dhoma e ndenjes”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!