Gruaja shtatzënë udhëton 7 orë me deve për të shkuar në maternitet

schedule14:56 - 23 Maj, 2023

schedule 14:56 - 23 Maj, 2023

19 vjeçarja, Mona priste që udhëtimi nga fshati i saj në maternitet do të zgjaste katër orë me deve. Megjithatë, asaj iu deshën plot shtatë orë për të arritur në vendin ku do të lindte e sigurt fëmijën e saj të parë.

“Çdo hap i devesë ishte për mua një thikë”, tha ajo. Dhe kur deveja nuk mundë vazhdonte më rrugën, gruaja shtatzënë zbriti dhe eci në këmbë pjesën tjetër të rrugës.

Mona nuk është e vetmja grua në provincën Mahwit të Jemenit që rrezikon jetën e saj për të lindur një fëmijë. Spitali Badi Saad është i vetmi institucion shëndetësor i mbetur, të cilit mijëra gra që i shërben, mbërrijnë ose në këmbë ose me deve nga fshatrat e tyre.

“Kishte raste kur i lutesha Zotit që të më merrte me vete dhe të mbronte fëmijën tim që të mund të çlirohesha nga dhimbja”, tha ajo.

Mona nuk e kujton mbërritjen në maternitet, por kujton se u mbush me shpresë dhe lehtësim kur dëgjoi britmën e parë të foshnjës së saj, të cilin ajo dhe i shoqi e quajtën Jarrah, emrin e mjekut që e ndihmoi të lindte.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!