Gruaja shtatzënë shpëton burrin nga peshkaqeni

schedule22:35 - 24 Shtator, 2020

schedule 22:35 - 24 Shtator, 2020

Një grua shtatzënë u zhyt në det në Florida për të shpëtuar burrin e saj nga një peshkaqen sulmues.

Policia tha se Andrew Charles Eddy, 30 vjeç, ishte duke bërë zhytje, por u kafshua nga peshkaqeni pothuajse menjëherë pasi hyri në ujë.

Gruaja e tij, Margot Dukes-Eddy, pa pendën e pasme të peshkaqenit dhe gjakun e burrit të saj dhe u zhyt “pa hezitim”, thanë zyrtarët.

Pasi ajo e kishte tërhequr Eddy, anëtarët e tjerë të familjes bënë thirrje për ndihmë.

Ai u transferua me helikopter në spital në Miami, të dielën ku u trajtua për dëmtime të rënda në shpatull.

Zyrtari i shpëtimit Ryan Johnson i tha medias lokale se Eddy ishte në një “gjendje kritike” kur mbërriti në spital.

Dëshmitarët më vonë raportuan se kishin parë një peshkaqen të madh rreth tetë deri në 10 metra të gjatë, duke notuar në zonë herët gjatë ditës.

Florida ka numrin më të lartë të sulmeve të peshkaqenëve në botë, me 21 raportime në 2019, sipas Muzeut të Florida . Sidoqoftë, sulmet e peshkaqenëve në të gjithë botën janë jashtëzakonisht të rralla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!