Gruaja shtatzënë gjen detergjend në pijen e saj

schedule13:26 - 2 Gusht, 2018

schedule 13:26 - 2 Gusht, 2018

Një ngjarje aspak e zakontë i ka ndodhur një gruaje pothuajse shtatë muajshe shatzënë në Alberta të Kanadasë.
Teksa po ndiqte me djalin e saj një turne bejsbolli, e reja vendos të ndalojë në një pikë të zinxhirit të ushqimeve të shpejta McDonalds, për të porositur një pije. Pas gllënjkës së parë, gruaja e tmerruar fillon të nxjerrë lëngun nga goja për shkak të shijes së çuditshmë që kishte provuar. Pas disa inspektimeve, u vu re që gota përmbante detergjent pastrimi për dyshemenë. Punonjësit menjëherë kërkuan ndjesë duke thënë se tubacionet e makinerisë së pijeve gabimisht ishin ngatërruar me ato të solucioneve të pastrimit. Ngjarja, për fat të mirë pa pasoja negative, po mbahet nën hetim nga autoritetet përkatëse./abcnews.al