Prej shumë orësh Lushnja është përfshirë nga zjarre që kanë shkatërruar hektare të tëra me ullinj. Ndërkohë një grua, e cila dyshohet se shkaktoi një vatër, e cila doli jashtë kontrollit u vetëhelmua në kushte të rënda psikologjike.
Gruaja që dyshohet se shkaktoi një vatër zjarri e që më pas vazhdoi të përhapet në kodrat e qytetit të Lushnjës është vetëhelmuar. Dallandyshe Blliku, 55 vjeç, nga Garunja sipas bashkëshortit të saj, pak para se policia t’i shkonte në shtëpi për t’i marrë deklaratën kishte pirë fotoksinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes dhe sipas të dhënave të para, 55-vjeçarja i kishte vënë zjarrin plehrave në oborrin e saj. Për shkak të erës, flakët dolën jashtë kontrollit dhe vazhduan 24 orë në sipërfaqet me ullishte. Kur policia shkoi në shtëpinë e saj e gjeti në gjendje të rëndë.
Me gjithë ndihmën që iu dha, ajo nuk mbijetoi. Familjarët thanë se ajo ka qenë në kushte të rënda psikologjike për shkak të zjarrit.
Pyetje: “Pse e bëri”?
Bujar Blliku: “Isha dje te toka unë dhe për të djeg ato barishtet”.
Pyetje: “Ajo e pranoi që e kishte vënë zjarrin vetë”?
Bujar Blliku: “Po”.
Pyetje: “Edhe ata erdhën thjeshtë për të marrë një deklaratë”?
Bujar Blliku: “Po. Do vish vetëm për formalitet”.
Pyetje: “Kur erdhi policia ajo e kishte pirë”?
Bujar Blliku: “Kishte mbaruar punë atëherë”.
Dy vatra të tjera zjarri vazhdojnë të jenë aktive në kodrat me ullinj të Çiflikut dhe Dushk të Peqinit. Deri tani përllogariten 200 hektarë ullishte e djegur.
Pyetje: “Ku po e çon ujin”?
Banori 1: “Te ullinjtë”.
Pyetje: “Sa të janë djegur”?
Banori 1: “Shumë”.
Pronarët e tyre me të gjitha mjetet rrethanore po mundohen të shpëtojnë qofte edhe një rrënjë ulliri. Mungesa e rrugëve të kalimit e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, megjithëse ata kanë dy ditë që luftojnë me flakët.
Mungesa e rrugëve të kalimit e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, megjithëse ata kanë dy ditë që luftojnë me flakët.
Banori 2: “Unë vajta se kam mbjellur ullinjtë e rinj dhe vajta si e si t’i shpëtoj. Po do ti zjarri i tepërt, flaka e mahde, barishte e madhe nuk mundej”.
Pyetje: “Sa rrënjë të janë djegur”?
Banori 2: “200 rrënjë qenë që sivjet na i mori në kulm të vjeljes”.
Pyetje: “Ju ku do shkoni”.
Banori 3: “Për të fikur zjarrin te ullinjtë se na është bërë shumë dëm i madh”.
Pyetje: “Me çfarë do ta fikni”?
Banori 3: “Me krahë do ta fikim, me mjete rrethanore”.
Banori 4: “Tani po hyri këtu ai i bie të zbresi deri poshtë”.
Pyetje: “I trembeni”.
Banori 4: “Ja shtëpia ime ajo atje, s’i nuk i trembem.”
Ullishtet e djegura nga zjarri ishin gati për t’u vjelë. Pronarët e tyre thonë se ky është dëmi më i madh ekonomik i shkaktuar në 10 vitet e fundit. Çdo vit në të njëjtat sipërfaqe ka rënë zjarr, por asnjëherë në periudhën e vjeljejes së prodhimit. /abcnews.al