Gruaja pretendon se është sulmuar në jahtin e McGregor, policia nis hetimet

schedule14:17 - 1 Shtator, 2022

schedule 14:17 - 1 Shtator, 2022

Një grua e re në moshë ka paraqitur një ankesë në policinë irlandeze, duke pretenduar se ajo është sulmuar gjatë një feste të mbajtur në jahtin e Conor McGregor.

Gruaja është rreth të 20-ave dhe bëri një deklaratë në fillim të gushtit me policinë në zonën Crumlin, një periferi e kryeqytetit të Irlandës, Dublin.

“The Irish Sun” ka raportuar se gruaja pretendon se ka pësuar mavijosje në sulmin e supozuar, për të cilin ajo thotë se ndodhi në jahtin që ndodhej në Ishujt Balearik të Spanjës. Mendohet se ngjarja e supozuar ka ndodhur në 17 korrik 2022, kur McGregor po festonte ditëlindjen e tij të 34-të. Deklarata dhe pretendimet, së bashku me detajet e takimeve mjekësore, tani i janë dërguar policisë spanjolle në Formentera.

Guardia Civil ka përjashtuar që autori të jetë vetë Conor McGregor apo nëse ky i fundit është përfshirë në incident. Vajza në fjalë thotë se kontaktoi autoritetet lokale, por ishte e nxehur nga mungesa e tyre të të kuptuarit anglisht, dhe më pas vendosi të mos bënte një deklaratë në atë kohë.

Një hetues në Spanjë komentoi, përsëri sipas burimit të lartëpërmendur.

“Tani janë dërguar dokumente nga Iralnda në Spanjë. Kur gruaja ishte në Spanjë ajo nuk firmosi asgjë sepse ishte e vendosur të kthehej në shtëpi.

Autoritetet në Iralndë do të ndihmojnë kolegët e tyre në Spanjë gjatë këtij hetimi.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!