Nga Ema Shazivari
Farije Çerri nga Përrenjasi ishte pa shpresë 17 ditë më parë, kur bashkëshorti i saj Rustemi, u shtrua tek “Shefqet Ndroqi” ne gjendje te rëndë pas infektimit me COVID. Mosha 80 vjeçare nuk e favorizonte përmirësimin e gjendjes se tij.
“Po bëj gati 17 ditë, jam në një dhomë me qira. Nuk merrte dot frymë, ishte në gjendje kritike”, thotë ajo.
Por është e kënaqur që bashkëshortit i saj hyn tek rastet e suksesshme të trajtimit të Covid.
“Faleminderit Zotit dhe këtyre që punojnë këtu. Jam tepër e kënaqur”, thotë ajo.
Pas 17 ditesh në spital, 80 vjeçari nga Përrenjasi duket se e ka fituar betejën me Covid. “Ka filluar të hajë, do gjellë. Zonjat ia kanë çuar. Sot më ka kërkuar gazetën sporti”, rrëfen gruaja.
Farija, që ka shoqëruar bashkëshortin nga Përrenjasi, po jeton në nje dhomë me qira pranë Sanatoriumit për të qenë çdo ditë sa më pranë Rustemit. Historia e tyre e përballjes me Covid, i kaloi ditët më të vështira, e duket drejt një fundi që çdo pacient i moshuar do ta dëshironte. /abcnews.al