Një grua në Fushë-Kosovë ka dorëzuar në Policinë e Kosovës dhjetë euro.
Shumën e parave ajo e kishte gjetur në rrugë. Gruaja ka tërhequr vëmendjen me gjestin e saj, për shkak se bëhet fjalë për një shumë jo të madhe.
“Me datë 03.06.2020, rreth orës 20:00 një qytetare i ka dorëzuar një shumë parash (dhjetë euro) njësisë patrulluese në detyrë, e cila ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.