“Gruaja më e urryer e viteve ’80 do të bëhet mbretëreshë”, shtypi britanik jehonë vendimit të Elizabeth

schedule13:17 - 6 Shkurt, 2022

schedule 13:17 - 6 Shkurt, 2022

Lajmi që mbretëresha Elizabeth njoftoi se gruaja e djalit të saj, Camilla, do të bëhet mbretëreshë kur Charles të ngjitet në fron, ishte sot në faqet e para të gazetave britanike.

Ky vendim shënon fundin e një rruge të gjatë për pranimin e Camilla nga britanikët, të cilët për vite e konsideruan atë përgjegjëse për prishjen e martesës së Charles me Princeshën Diana. Ajo njihej ndryshe si “gruaja më e urryer e viteve ’80 në Britani”.

“Daily Mail”, gazeta britanike me tirazhin më të madh, në faqen e parë shkruan sot “Camilla DO TË BËHET MBRETËSHERË”. Sipas gazetës, njoftimi i mbretëreshës “i jep fund spekulimeve prej vitesh” për rolin e ardhshëm të Dukeshës së Cornwall-it.

Vendimi i Elizabeth, thekson tabloidi, është “mesazhi më i qartë jo vetëm i mbështetjes së palëkundur të mbretëreshës për nusen e saj, por edhe i dashurisë së saj për gruan që i solli lumturi djalit të saj të madh”.

Gazeta konservatore The Sunday Express flet për “një dhuratë për Charles me rastin e jubileut ”të mbretëreshës. Sunday Times thekson se lëvizja e Mbretëreshës i jep fund “viteve të polemikave dhe konfuzionit” mbi rolin e Camilla kur Charles merr fronin.

“Ishte hera e parë që mbretëresha kishte shprehur publikisht opinionin e saj për një çështje që ka ndarë opinionin publik që nga martesa e Charles dhe Camilla në 2005”, shkruan gazeta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!