Një grua që pretendon se është martuar me një kukull ka zbuluar se ai e ka “mashtruar”, teksa do të festojnë përvjetorin e parë të martesës.
Meirivone Rocha Moraes, 37 vjeç, nga Brazili, u bë kryefjalë në fillim të këtij viti pasi zbuloi se kishte takuar “dashurinë e jetës së saj”, një kukull prej lecke të quajtur Marcelo.
Por së fundmi ajo shprehet se marrëdhënia e tyre ndodhet në një fije peri pasi pretendon se ai e ka mashtruar duke i dërguar mesazh një tjetre.
Ajo pretendon se “ai ka shkuar në motel me një grua tjetër” dhe madje i ka gjetur mesazhe në telefon.
Pas një romance të stuhishme ajo pretendoi se kishte ngelur shtatzënë dhe duke qenë se nuk donte ta lindte fëmijën jashtë martese, dyshja vendosi të martohej. Në ceremoni morën pjesë 250 persona, shkruan Daily Mail.
Ajo lindi në shtëpi teksa një mjek dhe një infermiere ishin të pranishëm dhe transmetoi drejtpërdrejt kalvarin për një audiencë prej 200 personash.
Ndërsa ishte shumë e lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës, ajo tha se filloi të kishte dyshime për marrëdhënien e tyre.
Tani nëna e tre fëmijëve po flenë në krevate të ndara pasi ajo e kapi atë duke ‘mashtruar” me një grua tjetër./Abcnews.al/