Një grua në Vlorë është larguar nga banesa pa lënë gjurmë bashkë me vajzën e saj 2-vjeçare.
Bashkëshorti i saj, shtetasi R. D, ka bërë kallëzim para dy ditë ditësh në polici, pasi nuk ka mundur të lidhet dot me ta.
Ndërkohë, blutë po punojnë për gjetjen e tyre.
“Vlorë, ditën e djeshme është paraqitur shtetasi R. D, i cili ka bërë kallëzim se në datën 08.08.2020, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta. Po punohet për gjetjen e tyre”, njofton policia./abcnews.al