Gruaja kukull u dëmtua dhe po riparohet, bodybuilder-i kalon Krishtlindjet vetëm

schedule13:07 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 13:07 - 25 Dhjetor, 2020

Bodybuilder nga Kazakistani Yuri Tolotsko u bë i njohur thuajse në të gjithë botën pak javë më parë pasi u martua me kukullën e tij plastike, Margo. Mirëpo, “çifti” do t’i kalojnë Krishtlindjet të ndarë pasi kukulla ka pësuar dëmtime dhe po riparohet.

Çifti ishte i pandashëm, por Margo pësoi një “aksident” dhe duhej të rregullohej, duke e lënë Yuri Tolotsko vetëm për Krishtlindje. Ai ka zuluar se “gruaja” e tij u prish pak para festave të Krishtlindjes dhe po riparohet.

Në të njëjtën kohë, sipas New York Post, ai deklaroi se ribashkimi i çiftit do të jetë një “dhuratë” e vërtetë për të dy, pasi synojnë të kalojnë Vitin e Ri së bashku. “Ajo është mirë. Tani po riparohet. Është në një qytet tjetër. Kur të ‘shërohet’, kjo do të jetë një dhuratë për të dy ne”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!