Në YouTube janë publikuar pamjet dramatike kur një nënë e re bie nga një shkëmb në Hawaii. Shonduras dhe gruaja e tij Jenny McBride kanë filmuan veten duke folur me lot në sy rreth momentit kur nëna e një vajze ra në një pjerrësi.
Në video shkohet teksa Jenny ecën pas Shonduras dhe vajzës së tyre Adley, në rrugën Road to Hana në Maui, këtë javë. Jenny papritmas rrëshqet dhe rrokulliset disa herë dhe përfundon në bregdet.
https://youtu.be/kd3lZg_VZFQ
“Jenny, Jenny! O Zot i madh!”, dëgjohet të ketë thërritu Shondurasit. Ajo përfundoi në bregdet dhe ai dëgjohet t’i thërrasë duke e pyetur nëse ishte mirë.
“Mos më lëvizni krahun, mos më lëvizni krahun!” bërtet ajo, para se t’i thotë se është mire.
Videoja ka marrë shumë komente negative në internet dhe madje është shpërndarë edhe në Twitter. Ndjekësit janë shkrehur se video dhe është postuar thjesht për të marrë disa klikime më shumë.
Një nga ndjekësit shkruan duke u tallur për videon se burri ka dashur të tregojë se “gruaja ime ra nga shkëmbi”./abcnews.al