Një nënë i ka habitur të gjithë pasi zbuloi në rrjetet sociale se sa peshonte djali i saj kur lindi.
Përdoruesja e TikTok @ tawnee117 u kërkoi nënave të tregonin historitë e tyre të lindjes së foshnjave mbi peshën normale.
Në një përpjekje për të kërkuar vendin e parë, @ shans1588 iu përgjigj videos, duke zbuluar se djali i saj i dytë peshonte afërsisht 6.5 kilogram kur lindi.
Në një video që është parë më shumë se 28.8 milion herë, Shans ndau një fotografi të djalit të saj vetëm disa çaste pasi ajo lindi me ndihmën e dy mjekëve dhe shikuesit nuk mund ta besonin atë.
Që nga postimi, videoja ka grumbulluar më shumë se 7.1 milion pëlqime dhe 103,000 komente nga shikuesit e tronditur të cilët bënin shaka se ai dukej si një i rritur. /abcnews.al