Gruaja hidhet nga kati i tretë i pallatit në Tiranë

schedule07:55 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 07:55 - 5 Dhjetor, 2021

Një grua 42-vjeçe mëngjesin e sotëm ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në një pallat në autostradën Tiranë – Durrës.

Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D. P., 42 vjeçe” njofton policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht janë familjarët që janë marrë në pyetje./ Abcnews.al