Gruaja fiton për herë të dytë lotarinë në më pak se dy vjet

schedule23:01 - 21 Nëntor, 2022

schedule 23:01 - 21 Nëntor, 2022

Një grua nga Ontario po feston pasi fitoi një çmim të parë të lotarisë 74,325,40 dollarë për herë të dytë në më pak se dy vjet. Lottery and Gaming Corp në Ontario tha që Tywanna Carew bleu një biletë gërvishtjeje me fjalëkryq Tripler nga dyqani Shell.

Ndërsa Carew u shpreh se ajo ishte në divanin e saj në shtëpi kur ajo gërvishti gjashtë fjalë.

“Unë skanova biletën në aplikacionin tim OLG dhe fitova 74,325,40 dollarë, më pas iu drejtova burrit tim dhe i thashë: ‘E bëra përsëri!”, tha ajo.

Carew fitoi më parë të njëjtën shumë nga një biletë Crossword Tripler në janar 2021. Tashmë, ajo ka në plan të përdorë fitimet e saj të fundit për të ndihmuar fëmijët e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!