Një 88-vjeçare humbi jetën pasi ra nga kati i tetë i një pallati në qytetin e Vlorës. Sipas dëshmive të banorëve, Ylvie Hodaj, nuk kishte probleme dhe gëzonte shëndet të mirë. Ajo jetonte me anëtarë të tjerë të familjes, ndërsa ka qenë e vetme në banesë, kur ra nga pallati.
Policia ende nuk ka një version nëse reënia e 88-vjeçares nga kati i tetë, ka qenë aksidentale apo e qëllimshme. Ndërkohe policia po merr në pyetje familjarët e saj dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al