Një skenë e paimagjinueshme ka ndodhur në një spital në Lamia, ku një 52 vjeçare ka dalë e zhveshur nëpër spital duke mbajtur një kryq në dorë, shkruan newsbeast
Pacientja 52 vjeçare, e infektuar me koronavirus punonte si infermiere në spitalin ku po trajtohej aktualisht, por ishte pezulluar nga puna për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19. Por situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi gruaja ka dalë e zhveshur në korridorin e spitalit duke mbajtur një kryq dhe ka sulmuar punonjësit e turnit.
Sipas informacioneve nga mediat vendase, për shkak të situatës së tensionuar, stafi mjekësor është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë, raporton abcnews.al
Vlen të theksohet se ajo dhe bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu u infektua me Covid, u trajtuan në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë. Tensioni i krijuar ka shqetësuar rreth 40 pacientë që po trajtoheshin në spital, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e ekspertëve për të bërë vlerësimin psikiatrik dhe transferimin nëse është e nevojshme në një klinikë përkatëse.
/abcnews.al