Një grua e mbërritur nga Kina 10 ditë më parë në vendin tonë i është nënshtruar analizave, pasi dyshohej për koronavirus.
Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë të ditur se sipas ekspertëve analizat e detajuara të Institutin e Shëndetit Publik treguan se gruaja nuk është e prekur nga koronavirusi, por rezulton me grip të thjeshtë.
Gruaja ka qendruar e shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë.
Po ashtu ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi sot se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të virusit kinez që deri më tani ka marrë jetën e 10 personave. Këtë deklaratë ministrja e bëri nga aeroporti i Rinasit, ku janë shtuar masat për parandalimin e depërtimit të koronavirusit të ri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar në Aeroportin e Rinasit 17 pasagjerë shqiptarë dhe te huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë.
“Janë marre masa në pikat kufitare portuale dhe tokësore me ekipe mjekësore dhe epidemiologe që janë në monitorim të situates dhe raportojnë në kohe reale për çdo rast”, tha Manastirliu./abcnews.al