Një grua në Mbretërinë e Bashkuar është ribashkuar me macen e saj 11 vite pasi e raportoi atë të zhdukur.
Macja, e quajtur Daisy, iku nga shtëpia në vitin 2012, pak pasi ajo dhe pronarja e saj Sian Sexton u zhvendosën në qytetin e Caerphilly në rajonin jugor të Dorset, shkruan BBC.
Sexton më pas raportoi se macja e saj ishte zhdukur kur ajo nuk u kthye në shtëpi. Njëmbëdhjetë vjet më vonë, ajo mori një telefonatë të papritur nga veterineri, i cili i tha se macja endacake me mikroçipe ia sollën atij banorët vendas. Kështu Sexton u ribashkua me macen e saj, të cilën ajo e kërkonte prej 11 vitesh.
“Unë nuk dua që ajo të humbasë përsëri. Ajo mbijetoi gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani më në fund është rikthyer tek ne në ditët e saj të fundit. Shpresoj që të kalojë pjesën tjetër të ditëve të saj me ne”, tha Sexton./abcnews.al
Sian Sexton received a phone call from the vet to say a cat microchipped to her had been brought inhttps://t.co/YC23b4Yadv
— BBC Wales News (@BBCWalesNews) September 25, 2023