Gruaja blen në market një bust, zbulon që është 2000-vjeçar

schedule07:50 - 7 Maj, 2022

schedule 07:50 - 7 Maj, 2022

Një tregtar ei veprave antike në Teksas bleu një bust për 34,99 dollarë nga një market dhe më vonë mësoi se ishte një relike romake 2000-vjeçare.

Laura Young tha se ishte në dyqanin Goodwill në Austin në vitin 2018 kur pa bustin me një çmim prej 34,99 dollarë.

“Koka ishte në dysheme nën një tavolinë të ekspozuar. Padyshim që dukej i vjetër. Ishte mermer i gdhendur,” tha Young për KTRK-TV.

Ajo bleu bustin dhe e solli në shtëpi, pasi kishte shkrepur foto të statujës në sediljen e pasme të makinës së saj. Më vonë hulumtoi bustin dhe zbuloi se ishte një pjesë e epokës Julio-Klaudiane që përshkruan komandantin romak Nero Claudius Drusus Germanicus, i njohur gjithashtu si Drusus Germanicus ose Drusus Plaku.

Young e ndau zbulimin e saj me miqtë në një shtëpi ankandi në Londër, të cilët e konfirmuan zbulimin e saj.

Më vonë u zbulua se busti ishte renditur në një katalog 100-vjeçar nga një muze arti gjerman. Busti me sa duket është sjellë në Shtetet e Bashkuara nga një ushtar i Luftës së Dytë Botërore.

Vepra do të ekspozohet në Muzeun e Artit të San Antonio për një vit përpara se të kthehet në Gjermani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!